Transmetuar më 11-11-2019, 18:02

Opozita mblidhet sërish sot për të diskutuar të tjera çështje që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në kuadër të platformës së saj për këtë çështje.

PD dhe aleatët kanë propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e reformës.

Sot në orën 18.00, selia blu njofton se do të mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore, ku në rend dite do të jenë pikat e mëposhtme.

Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.