Transmetuar më 11-11-2019, 16:56

Pas Bashkimit Europian, Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar edhe Ambasada Gjermane, lidhur me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një deklarata Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, tha se "Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në."

Deklarata e plotë e Ambasadori të Gjermanisë Zingraf:

"Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar."

"Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.“

/NOA.al