Transmetuar më 11-11-2019, 16:49

Gjatë emisionit moderatorja e njohur Roza Lati organizoi një martesë të inskenuar të këngëtares së ftuar, Anxhela Peristeri, ndërkohë që vetë ishte veshur si murgeshë.

Kjo veshje e saj nuk u prit mirë nga ndjekësit, të cilët nuk i kursyen komentet negative.

Roza nuk e ka lënë me kaq këtë çështje, dhe me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka shpjeguar arsyen e zgjedhjes që bëri.

“Po përtoj t’i jap shpjegime injorancës për komentet negative që kanë lënë te fotot e mia me veshjen e murgeshës. Po i njëjti muhabet ndodhi dhe vjet. Që u vesha si murgeshë sezonin e kaluar. So…kësaj radhe po ripostoj shkrimin tim që është i qartë si kristali. Qetësohuni popcorna. Hapni perdet e frusturimit o milet i mesjetës”, ka shkruar Roza Lati, bashkangjitur me publikimin e bërë vitin e kaluar. /NOA.al/