Transmetuar më 11-11-2019, 16:22

Policia italiane arrestoi një shqiptar 34 vjeç, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mediat italiane raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi shqiptar me inicialet A.M 34 vjeç, banues në Firence.

Shqiptari u arrestua në në Pistoia, ndërsa ishte duke shëtitur në qendër të qytezës.

Policia sekuestroi makinën e shqiptarit që ishte marrë me qira dhe tha se gjeti 10 mijë euro "cash", që dyshohet janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës.

Kontroll u krye edhe në shtëpinë ku banonte shqiptar, ku policia gjeti një peshore, kokainë dhe të tjera pajisje që duheshin për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 20 mijë euro të tjera.

Ai u dënua nga gjykata me masën “arrest shtëpie”, deri në mbyllje të hetimeve./NOA.al