Transmetuar më 11-11-2019, 16:07

Ylli i "Broadway", Laurel Griggs, pas një sëmundjeje, u nda nga jeta në moshën 13-vjeçare.

Raportohet se ajo vdiq nga komplikacionet e astmës.

Laurel Griggs luftoi me astmën për rreth dy vjet. Megjithëse dukej mirë, bënte kontrolle të vazhdueshme, ajo e humbi përfundimisht betejën me sëmundjen e rëndë.

Të martën aktorja pësoi një sulm të astmës dhe u dërgua në spital nga familja e saj dhe më vonë Griggs pësoi edhe një atak kardiak, çka i mori jetën.

Më shumë se 1000 njerëz se morën pjesë në funeralin e saj të premten, tha babi i aktores për CNN.

Griggs debutoi për herë të parë në Broadway në moshën 6-vjeçare si Polly në filmin "Cat on a Hot Tin Roof”. Ajo aktroi në krah të Scarlett Johansson dhe  mori pjesë në më shumë se 1.000 shfaqje në Broadway, duke u kthyer në një ndër aktoret me të njohura në botë, për moshën e saj./NOA.al