Transmetuar më 11-11-2019, 14:20
Ilir Meta, Tedi Blushi

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi reagon pasi në seancën e sotme parlamentare u votuan dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

“Asgjë e re nga fronti i Ramaformës!”, shkruan Blushi.

Ai shton se Presidenti Ilir Meta vazhdon vizitën në Paris dhe se "kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!"

Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi votoi dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska mori 105 vota pro dhe dy kundër si dhe 9 abstenim, teksa dy deputetë nuk morën pjesë në votim. Ndërsa Fiona Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër, tetë abstenim dhe dy nuk morën pjesë në votim.

Ndërkohë Arta Vorpsi është ligjërisht e parë e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta.

Sakaq kreu i shtetit përzgjodhi Besnik Muçin si anëtar të Kushtetueses, ende pa e kaluar vetingun. /a.y/noa.al/

Kuvendi jep votat, kush janë dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese