Transmetuar më 11-11-2019, 14:04
Elsa Toska, Fiona Papajorgji

Në seancën e sotme parlamentare, Kuvendi votoi dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska mori 105 vota pro dhe dy kundër si dhe 9 abstenim, teksa dy deputetë nuk morën pjesë në votim.

Ndërsa Fiona Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër, tetë abstenim dhe dy nuk morën pjesë në votim.

Ndërkohë Arta Vorpsi është ligjërisht e parë e Gjykatës Kushtetuese, por nuk mund të nisë detyrën pa u betuar para Presidentit Ilir Meta.

Sakaq kreu i shtetit përzgjodhi Besnik Muçin si anëtar të Kushtetueses, ende pa e kaluar vetingun. /a.y/noa.al/

Balla: Meta të heqë maskën! Do të emërojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibeaj

"Kushtetuesja", Meta, deputetëve: Veproni pa humbur kohë, marifetet do i zbardhim më vonë