Transmetuar më 11-11-2019, 13:58

Vetëm me disa degë të thata dhe me disa fije të trasha ju mund të bëni një pemë të bukur Krishtlindjesh.

Shpesh ne përqendrohemi tek pjesa rreth pemës, por edhe ambienti tjetër ka rëndësi.

Kështu ju mund të krijoni një ambient ambienti festiv në çdo cep dhe vatër të shtëpisë tuaj.

Dhe nuk ka nevojë për ngjyra të çmendura dhe drita që të vrasin sytë.

Kjo është ajo që ju nevojitet:

Degë të thata me gjatësi të ndryshme, fije të trasha, dritat e Krishtlindjes, gërshërë.

Vendosni degët në tryezë, të renditura sipas madhësisë. Vendosni degën më të gjatë në fund dhe atë më të shkurtër në krye. Lidheni fort fijen në skajin e degës më të madhe dhe punoni në këtë mënyrë, derisa të jeni në degën më të vogël.

Kur të jeni në krye të degës, kthehuni dhe bëni të njëjtën procedurë, por tani nga lart-poshtë.

Gërshetoni dritat e Krishtëlindjes nëpër degë dhe në këtë mënyrë ju keni bërë një pemë të bukur të Krishtlindjeve për t’u varur në mur!