Transmetuar më 11-11-2019, 13:50

Aktori i famshëm, i preferuari i femrave Leonardo DiCaprio feston sot ditëlindjen. Ai ka lindur më 11 nëntor 1974 dhe sot mbush plot 45 vjeç.

Femrat u fiksuan me aktorin që në serialin e tij të parë "Parents in blue jeans", ku ra në sy për pamjen e ëmbël me flokët bjond dhe sytë bojëqielli.

Falë kësaj bukurie, ai ka patur gjithmonë sukses me femrat. Sot, DiCaprio shijon një lidhje dashurie me partneren Camila Morrone, e cila është vetëm 20 vjeçe.

Ndërkohë, e dashura nuk i ka bërë ende një urim në publik, por mbetet të presim për të parë se si do përfundojë dita.

Edhe vetë aktori nuk ka bërë një postim në rrjete sociale për të treguar se me kë do e ndajë ditën sot.