Transmetuar më 11-11-2019, 13:33

I vogli Tyler vuan nga një "dermatit atopik". Në moshën gjashtë vjeçare ai detyrohet të zgjohet çdo natë për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që përjeton. Që nga lindja ai ka një inflamacion në trup për shkak të ekzemës. Dhimbja dhe kruajtja e vazhdueshme e lënë fëmijën dhe familjen në kërkim të vazhdueshëm për një moment qetësie.

Nëna Debbie u përpoq të përmirësonte gjendjen e tij, por në mënyrë të jashtëzakonshme mjekët fillimisht nuk e besuan atë. Gruaja u detyrua të filmonte krizat e djalit të saj për të treguar se si jeta e tij ishte një ‘ferr’. Ai nuk fle për shkak të dhimbjes dhe kruajtjes, ai e anashkalon shkollën dhe fëmijët e tjerë e tallin atë.

Debbie ka provuar gjithçka: i ka veshur çorape në duar, çfarëdo lloj kremi, fasha të lagura për t’i dhënë lehtësim. Dhe ajo ishte gati të hiqte dorë kur gjeti informacion në lidhje me këtë mjek në internet. Nga Australia ka zbuluar që në Afrikën e Jugut jetonte Richard Aron, dermatolog i specializuar në dermatit.

Pas një vizite në internet, mjeku rekomandon një pomadë që kombinon një locion, kortikosteroide dhe antibiotikë. Pas disa muajve vjen surpriza. Ekzema e Tyler është zhdukur, e zëvendësuar nga një lëkurë e butë dhe e shëndetshme.

Një jetë e re për Tyler që tani mund të ëndërrojë të jetë në gjendje të kërcejë, pasionin e tij të madh. Pas diplomimit, ai shpreson të fillojë vallëzimin në rrugë. Dhe ai thotë se dëshiron të dhurojë një pjesë të të ardhurave të tij në një fondacion që merret me fëmijë që vuajnë nga dermatiti./b.l/noa.al/