Transmetuar më 11-11-2019, 13:26

Me më pak orë dritë dhe përkeqësimin e kushteve meteorologjike, shfaqet tek shumë njerëz trishtimi, melankolia dhe lodhja, shoqëruar edhe me luhatjet e humorit.

Është kjo gjendja shpirtërore që karakterizon kalimin në stinën e vjeshtës dhe dimrit, duke bërë që shumë njerëz të ndihen në depresion.

Kjo gjë thuhet në një studim italian të www.inabottle.it, nëpërmjet një monitorimi online në rrjetet sociale, forume dhe komunitete dixhitale dhe në një panel prej 50 dietologësh lidhur me këshillat për kapërcimin e depresionit tipik të kësaj periudhe.

Doktor Peter Bieling, drejtor i ‘The Mood Disorders’ pranë institutit ‘San Joseph’s Healthcarè’ të Hamilton në Ontario, të Kanadasë, ka listuar disa sugjerime për të kapërcyer këtë ndjesi, se si duhet ndjekur një regjim i duhur ushqimor.

Studiuesit arritën në përfundim se depresioni është natyral si pasojë e ndryshimit të temperaturave, ditëve gri, mungesës së diellit dhe pakësimit të aktivitetit fizik në ajër të pastër. Për pasojë ka më pak vitaminë D dhe magnez. Këshillohet që në këtë periudhë të pihet së paku 1.5 pse 2 litra ujë në ditë, për të ruajtur shëndetin dhe për tu kujdesur për lëkurën. Po ashtu duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë kalciumn dhe magnez, për të luftuar defiçitin e këtyre mineraleve. /a.y/noa.al/