Transmetuar më 11-11-2019, 13:14

Është ndërprerë për disa minuta pushim seanca e sotme parlamentare, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërsa pritej të niste votimi, ku në rend dite janë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ndërprerjen e seancës me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët me presidentin e Republikës, sa i takon kësaj çështjeje, me qëllim që siç tha ajo, vendi të mos ketë një tjetër konflikt të panevojshëm.

“Është e qartë që e gjithë procedura ka boshllëqe, që ne po shkojmë drejt një konflikti të panevojshëm, nëse vërtet duam ta kapërcejmë këtë duhet të bisedonim me presidentin lidhur me këtë cështje, presidenti të tregonte vullnetin e tij të plotë se mënyra që ai po procedon nuk është për një preferencë të caktuar të një kandidate, por është në fakt, në mënyrë strikte, se KED ka shkelur procedurën lidhur më dërgimin e listave te presidenti”- tha ajo.

Sipas saj, “E gjithë procedura ka boshllëqe. Nëse duam ta kapërcejmë këtë konflikt do ishte mirë ta ndërpresim seancën dhe ta diskutojmë më presidentin. Unë mendoj që të gjitha palët kanë faj dhe po i bëjnë hile njëri tjetrit. Pas kësaj seance do jetë përcaktuese mënyra si do ngrihet Gjykata Kushtetuese”./b.l/noa.al/