Transmetuar më 11-11-2019, 12:42

Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën që çon rreth Saukut në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave gjeti vdekjen 17-vjeçari, Kristjan Vasili, si dhe u plagosën Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

Në një deklararë lidhur me ngjarjen, policia thotë se është arrestuar i dyshuari për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Tiranë- Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spital Kristjan Vasili, 17 vjeç, si dhe u dëmtuan jashtë rrezikut për jetën edhe dy persona të tjerë.

Për të hedhur më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al/

Kush ishte personi që humbi jetën në aksidentin te TEG-u/ Emri

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur