Transmetuar më 11-11-2019, 12:21

Është shtyrë sërish seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Në seancë u zhvilluan debate të ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.

Zela i tha gjyqtares që ti po i imponohesh këtij procesi dhe do me çdo kusht të zhvillosh gjykimin.

“Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, iu drejtua Zela gjykatëses.

Endrit Zela u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht por avokatin e zgjedhur prej tij, Bledar Shanja i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.