Transmetuar më 11-11-2019, 12:12

Shpesh ne gabojmë në dërgimin e mesazheve në WhatsApp dhe shpejt mundohemi t’i fshijmë.

Tashmë ne nuk jemi më të sigurtë nëse personi tjetër nuk do ta lexojë atë, sepse është gjetur një hile.

Më poshtë po ju tregojmë mënyrën se si funksionon rigjetja e një mesazhi të fshirë.

Ju tashmë e keni fshirë mesazhin, por përdoruesit e telefonave Android mund të lexojnë mesazhet e fshira përmes një aplikacioni.

Edhe përdoruesit e iPhone, gjithashtu e kanë të mundur t’i shohin, por përmes një procedure më të komplikuar.

Telefoni juaj i rezervon mesazhet tuaja në WhatsApp, si standarde.

Kështu ç’instalojeni WhatsApp dhe instalojeni atë përsëri.

Më pas zgjidhni opsionin backup, për të rikthyer mesazhet e mëpërparshme.

Mos humbisni videon.