Transmetuar më 11-11-2019, 12:12

Një grua nga New York u arrestua pasi i shkaktoi dhunë psikologjike nënës së një fëmije me çrregullime gjenetike në rrjete sociale.

Gjatë gjithë vitit 2018, ajo ngacmonte nënën Jennie për gjendjen e 2-vjeçares Anna Riley dhe i dërgonte letra kërcënuese në shtëpi.

E dyshuara Krista Sewell, 26 vjeçe nga Melville u arrestua të enjten pas denoncimit të Jennie dhe do hetohet për akuzën e ngacmimeve të rënda.

Anna Riley, e cila jeton në Ulster është diagnostikuar me "harlequin ichthyosis", e cila shkakton anomali në lëkurës, si dhe ndikon në frymëmarrje e lëvizje.

Foshnjat me këtë gjendje lindin me lëkurë të fortë dhe të trashë që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit të tyre, e cila plasaritet shumë shpejt. Siç raporton Dailymail, policia njofton se Krista i dërgonte mesazhe kërcënuese nënës së vajzës në rrjete sociale.