Transmetuar më 11-11-2019, 11:45

Një 53-vjeçar nga Shkodra u arrestua pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri.

Pas një njoftimi të bërë në polici për ndihmë, uniformat blu ndërhynë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi  të dyshuarit një pistoletë me silenciator, të cilën e mbante pa leje.

Arrestimi i 53-vjeçarit R.Sh., banues në lagjen ’10 Korriku’, Shkodër u krye nga policia në bashkëpunim me "Shqiponjat".

Lidhur me këtë ngjarje, hetimet janë në vijim ndaj të dyshuarit, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.