Transmetuar më 11-11-2019, 11:25

Rreh brutalisht një nxënëse me aftësi të kufizuara. 32-vjeçarja amerikane Tiffani Shadell Lankford, u filmua teksa rrihte nxënësen 16-vjeçare.

Nga pamjet shihet gruaja e cila qëllon me grushte në fytyrë nxënësen, deri sa përfundon në tokë.

Vajza dëgjohet duke kërkuar ndihmën e shokëve të klasës. Mësuesja e cila punon në Lehman High School, të Texas, SHBA, u pushua nga puna, pas incidentit të shënuar javën e lënë pas.

Pozita e saj u u rëndua për shkak se nxënësja ishte me probleme shëndetësore dhe nevoja të veçanta.

Familja e 16-vjeçares u lajmërua nga shokët e vajzës, të cilët filmuan gjithçka. Aktualisht mësuesja është në pritje të procesit gjyqësor. /a.y/noa.al/