Transmetuar më 11-11-2019, 11:01

Thuajse gjashtë vite pas aksidentit të ndodhur duke bërë ski në Meribel të Francës të të shoqit Michael Schumacher, gruaja e tij Corinna, thyen heshtjen.

Në një intervistë për revistën ‘She’s Magazine’ të Mercedes, të cituar nga disa media gjermane dhe britanike, ajo flet për pasionin e të bijës Gina Maria, për sportet, por sidomos për kalërimin, si dhe për të shoqin.

E pasionuar edhe ajo, njëlloj si e bija 22 vjeçe për kuajt, Corinna kujton se Michael i dhuroi një tufë me 40 kuaj për dhjetë vjetorin e martesës.

“Kur isha 30 vjeçe dëshiroja shumë që të kisha një kalë dhe Michael erdhi me mua në Dubai që të shikoja një garë me kuaj. Sot ndihem e lumtur teksa shoh time bijë që ka arritur një sukses të tillë. Por nuk harroj që të falenderoj për gjithë sa kam tim shoq. Më tha se një ditë Gina Maria do të ishte më e zonja se unë dhe kjo gjë atëherë nuk më pëlqeu më. Më thoshte se isha shumë e lezetshme dhe se Gina kishte më shumë nerv dhe karakter, e parashikoi”, tregon ajo.

Michael Schumacher, i cili fitoi shtatë herë titullin kampion në Formula 1, u aksidentua duke bërë ski në 29 nëntor 2013 në Meribel të Francës dhe pas përfundimit në koma, nuk ka arritur që të rimëkëmbet. /a.y/noa.al/

Familje kampionësh! Vajza e Schumacher triumfon në garën me kuaj