Transmetuar më 11-11-2019, 11:00

Këngëtarja Anxhela Peristeri është një nga artistet më të dashura të publikut shqiptar. Gjithnjë është evidentuar për vokalin e saj të mrekullueshëm.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin Why not me Roza Latin ku dhe ka folur rreth artisëtve dhe votimit që bëhet në Këngën Magjike nga kolegët e saj.

“Është viti i 6-të që marr pjesë në Këngën Magjike. Është e vërtetë që kjo lloj formule votimi krijon hatër mbetje, jo më shumë për faktin pse më dhe mua zero e pse të dhashë unë 2. Por ka disa njerëz që të thonë e ke këngën shumë të bukur, bravo do fitosh pastaj sheh që të ka dhënë zero.

Të vjen më shumë inati i pafytyrësisë. Megjithatë unë për veten time nuk jam mërzitur ndonjëherë nga zerot që kam marrë sepse edhe unë kur kam fituar çmimin e parë kam marrë dy zero, që ishte një këngë që dukej se nuk mund të jepje 0 pikë.

Kurse këtë herë ka ndryshuar pak formati, do votojë juria edhe publiku. Kështu që do ketë një lloj ndryshimi në votim. Nuk do i bjerë barra vetëm artistëve. Por edhe ashtu siç ka qenë më përpara është demonstruar që këngët më të bukura kanë dalë në finale”, është shprehur Anxhela.

Anxhela Peristeri konkurron këtë vit në Këngën Magjike me "Dikush i Imi". Vetëm dy vite më parë ajo u shpall fituese e vendit të parë./b.l/noa.al/