Transmetuar më 11-11-2019, 10:40

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë votojë kandidaturat për anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të marrin respektivisht 84 vota.

Nëse ato nuk marrin votat e duhura gara për 2 vendet që plotëson Kuvendi në Kushtetuese, hapet nga e para, duke e shtyrë edhe disa muaj funksionimin e kësaj gjykate.

Në fjalën e saj, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk duhet të cenohet integriteti i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo ka një rol vendimtar.

“Jemi para faktit të kryer. Opozita në Kuvend do të gjejë një gjuhë të përbashkët por të jo të shkelë ligjin. Duhet të trajtojmë këtë çështje. Duhet të gjejmë një dakordësi.

Të gjitha palët të tregojnë vullnetin e duhur për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ka shumë të bëjë dhe është përcaktuese në lidhje me integritetin e saj. Nuk duhet të cenojmë integritetin e saj”, tha Hajdari.

Lidhur me akuzat e ngritura për procesin e emërimit të dy anëtarëe të rinj të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ka thirrur Këshillin e Legjislacionit për të diksutuar mbi kushtetuetshmërinë e këtij procesi.

“Kam kërkuar që të thirret këshilli i legjislacionit mbi kushtetuetshmërisë. Në kuvend nuk mund të diksutohet rreth kandidaturave. Janë diskutuar kur kanë aplikuar, nga organi i emërtesës (KED). Kuvendi vetëm voton. Këshilli i legjislacionit do të diskutojë kushtetuetshmërinë", tha Ruçi./b.l/noa.al/