Transmetuar më 11-11-2019, 10:30

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë sot në Durrës për të vijuar turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Basha pritet të takohet me bizneset prodhuese dhe sipërmarrjen. Takimi, në të cilin kreu i PD do të ketë një bashkëbisedim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës do të nisë në orën 11:00.

“Rrugëtimit për Shqipërinë🇦🇱 i bashkohen sot bizneset prodhuese dhe sipërmarrja

Ju ftoj të më ndiqni pas pak, në orën 11:00, në një bashkëbisedim me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës”, shkruan Basha në “Facebook”./b.l/noa.al/