Transmetuar më 11-11-2019, 10:28

Shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin me makinë, i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Personi që shikoni në fotografi është 34-vjeçari Juljan Loloçi i cili humbi jetën në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në rrugën e lagjes “Gërhot”, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, ku automjeti tip “Benz” me drejtues 33-vjeçarin Erlind Hyseni, doli nga rruga dhe u përplas në një mur.

Për pasojë humbi jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, Juljan Loloçi, 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit, Erlind Hyseni, 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar. /a.y/noa.al/