Transmetuar më 11-11-2019, 10:14

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lezhë, pranë zonës së stacionit elektrik.

Nga informacionet paraprake nuk dyshohet për persona të plagosur, apo viktima.

Policia ka qenë në ndjekje të një personi të shpallur më parë në kërkim dhe gjatë tentativës për kapjen e tij.

I shpalluri në kërkim, e emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur dyshohet se ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj policisë.