Transmetuar më 11-11-2019, 10:00

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’.

Gjatë lojës ‘Paintball’ ai zbuloi disa të vërteta për kolegët e tij. Të gjithë janë në dijeni të thumbimeve që shpesh Noizy dhe Stresi i kanë bërë njëri-tjetrit, e megjithatë së fundmi po përflitej se zënkat mes tyre janë sheshuar.

Gjithsesi gjatë lojës, Stresi e ka thënë qartë mendimin e tij për Noizyn. Ai zgjodhi foton e tij kur u pyet se cili ndër artistët shqiptarë është ‘shumë zhurmë për asgjë’.

Përpos Noizyt, Stresi ka zbuluar dhe mendimin e tij për Encën.

Reperi është shprehur se Enca nuk bën pjesë në preferencat e tij por nuk ia kursen pëlqimet në Instagram.