Transmetuar më 11-11-2019, 09:48

Profesori i njohur i historisë, rusi Oleg Sokolov, rrëfeu se ka vrarë dhe copëtuar ish-studenten e tij 24-vjeçaren Anastassia Echtchenko, pasi u arrestua të shtunën, pak pasi në çantën e tij u gjetën dy krahët e së resë.

Specialisti i epokës së Napoleonit, u shpëtua nga policia ruse pasi ra në lumin e Moika në Shën Petërburg, me gjasë në tentativë për të hequr qafe pjesët e kufomës.

Sokolov ishte i dehur dhe në çantën që mbante me vete policia i gjeti një pistoletë. Mediat ruse pretendojnë se historiani donte të hiqte qafe kufomën e gruas dhe më tej i veshur si Napoleoni, donte të vriste veten publikisht.

Ai u rrëfye dhe më tej tha se ishte bërë pishman, shkruan noa.al. 63-vjeçari aktualisht ndodhet në spital ku po kurohet për hipotermi për shkak të temperaturave të ulëta të lumit, shprehet i gatshëm për të bashkëpunuar me policinë.

Në vitin 2008 historiani kishte rrahur dhe kërcënuar me vdekje një grua, ndërkohë që motivet e krimit të kësaj fundjave nuk bëhen me dije. /a.y/noa.al/