Transmetuar më 11-11-2019, 09:30

Një deklaratë e këngëtarit të njohur të skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, pak muaj më parë, për këngëtarët që blejnë klikimet, u bë virale në shumë pak orë. Për më tepër, edhe sepse pjesë e saj ishte edhe emri i këngëtarit Flori Mumajesi.

Fejzullahu ka përmendur emrin e Florit si ndër artistët që blen më së shumti klikime në këngët e tij (3 milionë klikime për një ditë), gjatë një bisede në emisionin #Gjesi, në T7.

Menjëherë pas saj, i ashpër ishte reagimi i Florit, i cili, duke postuar deklaratën e Sabri Fejzullahut, shkroi ndër të tjera: “Ncncncnc, pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po t’i kem ble, s’t’i kam marr ty paret. Pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kan hongër i ka lon me u ngi mirë, se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher unë shembulli për blerje klikimesh.

Kërkujt s’i futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bojn vet shumë klikime, nuk nihen veç fërkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjerët, merren me llafe… Nejse, e vërtetë, klikimet edhe mund të blihen axha Sabri, po si me ia bo, kur ta blejn karrierën?”

Pas këtij reagimi të ashpër, Sabri Fejzullahu nuk foli më, por zgjodhi të heshtë. Megjithatë, “konflikti” virtual kishte nisur e dje, nga studio e “E Diell”, ku ishte i ftuar, këngëtari nuk i shpëtoi këtij ngacmimi nga Ervin Kurti. Lidhur me këtë “përplasje” me Florin, ai tha se deklaratën e kishte mbështetur në kontekst dhe se nuk donte të krijonte debat me Florin.

“Po, e lashë sepse ishte gabimi im. Unë jam 75 vjeç dhe kam 17 – 18 këngë të kompozuara dhe orkestruara nga Flori Mumajesi. Flori, me punën dhe djersën e tij, me talentin e tij i ka arritur të gjitha këto. Unë e kam thënë atë në kontekst, nisur edhe nga pyetja e gazetarit, por nuk kisha qëllim tjetër…” – tha Fejzullahu.

Pra, nëse po pyesni a vazhdojnë të jenë miq Sabriu dhe Flori, mos kini më dyshime: “Unë e kam shumë xhan dhe shumë zemër…”