Transmetuar më 11-11-2019, 08:44
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Gjatë mesnatës mes të dielës dhe të hënës në rrugën e lagjes “Gërhot”, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, automjeti tip “Benz” me drejtues 33-vjeçarin Erlind Hyseni, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, Juljan Loloçi, 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Erlind Hyseni, 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al/