Transmetuar më 11-11-2019, 08:37

Çifti i njohur i showbiz-it është në grupin e atyre personazheve që imazhin e vogëlushes nuk duan ta ndajnë me miqtë virtualë, derisa ajo të rritet dhe të vendosë vetë nëse do apo jo të jetë imazh publik.

Po flasim për Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun, të cilët i kanë shumë të rralla fotot me Ajkën në llogaritë e tyre në Instagram.

Pak muaj më parë, Ajka festoi 1-vjetorin e lindjes dhe pas saj, Besi dhe Xhensila kanë ndarë  pak momente nga vogëlushja në profilet e tyre publike, por përherë me kujdesin e madh që së ëmblës të mos i duket portreti.

As në këtë foto nuk mund ta shohim Ajkën portret, por mjafton edhe kaq për të kuptuar sa shumë është rritur biondina e vogël.

“Ça m’ke bo…” – i shkruan bashkëshortes Besi në këtë foto me të ëmblën e tij. E veshur me rozën tipike të bebeve dhe me një shall të ngrohtë, Ajka gjen rehati në krahët e të atit. /b.l/noa.al/