Mërkuri do të kalojë afër Diellit, eklipsi që pritet të ndodh ditën e sotme
Transmetuar më 11-11-2019, 08:30

Ndodh vetëm 13 ose 14 herë në një shekull që Mërkuri të sillet si një mizë e vogël kundër diskut gjigant të Diellit, duke shkaktuar eklips dhe hera tjetër që do të ndodh do të jetë në 13 nëntor 2032.

Ky takim i Mërkurit me Diellin do të ndodh në orën 13.35 të kësaj të hëne të 11 nëntorit.

Astronautët dhe astrofizikanët në të gjithë botën janë përgatitur për të vëzhguar kërcimin e planetit kundër Diellit.

Mirëpo ky fenomen nuk do mund të shihet me sy të lirë, pasi për ta parë do të duhet patjetër një teleskop.

Vëzhgimi i tij nuk është thjesht kuriozitet por për astronomët është një mundësi për të studiuar atmosferën e Diellit, për shkak se Mërkuri do të jetë më afër me Diellin se sa Toka.

“Në 11 nëntor Mërkuri do të jetë në linjë perfekte me Tokën dhe Diellin”, deklaroi astrofizikani Gianluca Masi, përgjegjës i ‘Virtual Telescope’. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...