Transmetuar më 11-11-2019, 08:16

Vendi ynë sot në orët e paradites do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat më të fokusuara do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa mesdita dhe në vijim sjellë përmirësim gradual të motit duke bërë që vranësirat të spostohen përgjatë kufirit Lindor.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 20 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/