Transmetuar më 11-11-2019, 08:10

Renada Caci ose e njohur ndryshe nga publiku dhe si “Luzja” e programit të humorit ‘Portokalli’, ka qenë w ftuar në ‘E diell’, në një intervistë përballë Edi Manushit ku ka treguar më shumë detaje rreth fëmijërisë së saj dhe hapave të parë drejt televizionit dhe radios.

Renada ka pohuar se kur ka qenë e vogël ka jetuar në fshat, aty ku dhe ka mjelë lopë. Duke qeshur ajo vazhdoi të tregojë se pasi u gjuajt me shqelm nga lopa nuk provoi ta bëjë më atë gjë.

Krah këtij momenti, Çaçi vazhdoi të zbulojë se rrugëtimin e saj e ka nisur si spikere lajmesh, aty ku dhe drejtonte një program me këngë. Këngëtarja e saj e preferuar në atë periudhë ishte Parashevi Simaku, këngët e të cilës i këndonte shpeshherë edhe vetë, pasi muzika ishte një tjetër pasion i Renadës.

Aktorja e dashur nuk ka mundur t’i shpëtojë dhe pyetjeve lidhur me jetën private, ku ka treguar se pëlqimin e parë e ka ndjerë në adoleshencë dhe se në takimin e parë kishte pirë birrë.

Ky moment nuk kaloi pa të qeshura, megjithatë Çaçi tregoi më vonë se kanë filluar t’i thonë se si ka mundësi gjithë ajo vajzë aktore dhe pa një partner. Renada pohoi se në këtë moment dëshiron të ndihet e respektuar, ndaj preferon të bëjë zgjedhjet e duhura.