Transmetuar më 11-11-2019, 08:00

Princi i kurorës angleze William bashkë me të shoqen Kate, vëllanë Harry dhe kunatën Meghan Markle, morën pjesë bashkë me familjen mbretërore në një event përkujtimor në Royal Albert Hall të Londrës për Sunday Remembrace, ditë në të cilën kujtohen të rëndët e luftës.

Kate u pa bashkë me mbretëreshën, ndërsa Meghan me konteshën e Wessex dhe Sir Tim Lawrence.

Pozicionimi i tyre këtë të shtunë në ballkone të ndara, vjen pasi në dallim nga Kate e cila është bashkëshortja e trashëgimtarit të dytë të kurorës, Meghan është gruaja e trashëgimtarit të gjashtë.

Në muajin tetor, Harry tregoi në një intervistë se nuk i kishte raportet e mira me vëllanë e madh.

“Jemi vëllezër dhe do jemi gjithmonë. Unë do jem gjithmonë për të dhe ai do jetë për mua. Por momentalisht kemi marrë rrugë të ndryshme”, tha Harry. /a.y/noa.al/