Transmetuar më 11-11-2019, 00:04

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve, ka ndërruar jetë në spital një 17-vjeçar me inicialet K.V.

Nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar.

Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga organet hetimore po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më poshtë keni pamjet e rënda:/a.k/noa.al/