Transmetuar më 10-11-2019, 22:53

Juventus ka rimarrë sërish kreun e “Serisë A”, pas fitores së kësaj mbrëmjeje përballë Milanit.

Takimi i luajtur sonte, Juventus-Milan, përfundoi me rezultatin 1-0.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ka qenë argjentinasi Dybala ai që ka vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje, duke i dhënë tre pikë të çmuara bardhezinjve.

Pas kësaj fitoreje Juventus kryeson me 33 pikë, ndersa Milani pozicionohet në vendin e 14, me 13 pikë./a.k/noa.al/