Transmetuar më 10-11-2019, 21:29

Dhjetë muajt e fundit në Shqipëri janë kthyer 10 mijë e 580 qytetarë shqiptarë që kanë shkelur rregullat e qëndrimit pa vizë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këto të dhëna nuk qartësohet se sa përqind e të riatdhesuarve janë azilkërkues.

Por me gjithë ashpërsimin e kontrolleve dhe rregullave qoftë në Shqipëri qoftë ne Evropë, asgjë nuk i ndal ata më këmbëngulësit që të largohen nga vendi me mënyra nga më të ndryshmet, qoftë edhe shumë të rrezikshme.

Sipas të dhënave që Top Channel disponon rezulton se mesatarisht 4 shqiptarë çdo ditë kanë tentuar të largohen nga Shqipëria  ilegalisht dhe janë kapur nga policia kufitare .

Shifrat tregojnë se nga janari 2019 deri në tetor 2019 janë ndaluar në kufi 1233 shtetas shqiptarë, që po largoheshin ose përmes kufirit të gjelbër ose me dokumenta të falsifikuara.