Transmetuar më 10-11-2019, 21:05

Stadiumi i ri që u ndërtua në vend të mitikut “Qemal Stafa” është gati.

Pasditen e sotme u luajt ndeshja testuese e femrave Vllaznia-Apolonia.

Stadiumi me kapacitet me mbi 22 mijë vendesh të ulura do të inaugurohet në ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2020, me Francën.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon pamjet e stadiumit të ri të përfunduar.

Ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja por stadiumi i ri që u ndërtua me emrin “Arena Kombëtare”, do të mbajë emrin “Air Albania”.

Më poshtë keni pamjet e stadiumit./a.k/noa.al/