Transmetuar më 10-11-2019, 19:33

Modelja e njohur Angela Martini pritet të sjellë librin e saj të parë, me të cilin ka zgjedhur të ndajë historinë e jetës dhe rrugëtimin e gjatë drejt suksesit.

Angela ka zbuluar edhe kopertinën e librit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Dashuri, shpresë, dritë”, ka vendosur Martini ta titullojë këtë autobiografi, e cila pritet të jetë edhe në Panairin e Librit.

“Nuk mund të pres ta ndaj historinë time me të gjithë ju. Në dyqanet e librave pranë jush, shumë shpejt!”, ka shkuar Angela.

Nuk dihet se sa të vërteta do të zbulojë Angela në këtë libër në lidhje me partnerët, apo bashkëshortin milioner, i cili është në telashe me drejtësinë rumune. Angela Martini u përfol disa muaj më parë lidhur me një divorc të mundshëm mes saj dhe bashkëshortit miliarder, Dragos Savulescu. Ky i fundit u dënua me pesë vite burg, pas disa problemesh ligjore me shtetin rumun.

“Martohesh me një grua shqiptare dhe përfiton një bashkëshorte, infermiere, pornostare, shefe kuzhine, përkrahëse të flaktë dhe investiguese private në të njëjtën kohë”, ka qenë ky shkrimi, të cilin modelja e ka aprovuar duke shtuar:

“Përveç pjesës së shefes së kuzhinës, pjesa tjetër është ok”. Duket se në këtë mënyrë, Angela përshkroi edhe rolin e saj si bashkëshorte, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një këngë shqiptare. Kujtojmë që ky qëndrim i Angelës vjen pas lajmit se bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, është dënuar me 5 vite burg. /NOA.al