Transmetuar më 10-11-2019, 19:06

Stadiumi i ri që u ndërtua në vend të mitikut “Qemal Stafa” është gati.

Në këto momente, sapo ka nisur ndeshja testuese e femrave Vllaznia-Apolonia.

Stadiumi me kapacitet me mbi 22 mijë vendesh të ulura do të inaugurohet në ndeshjen e fundit kualifikuese Euro 2020, me Francën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dha pamje nga ndeshja e sotme testuese mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ku një javë më vonë do të luajë Shqipëria me Francën.

Ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja por stadiumi i ri që u ndërtua me emrin “Arena Kombëtare”, do të mbajë emrin “Air Albania”.

Emri i ri tregtar vjen pas marrëveshjes paraprake që FSHF arriti me kompaninë ajrore shqiptare./NOA.al