Transmetuar më 10-11-2019, 18:54

Menaxheri i Ed Sheeran fitoi mbi 30 milion euro vitin e kaluar – vetëm 3 milion më pak se vetë këngëtari.

Stuart Camp, 46 vjeç, arkëtoi plot 29.5 milion paund, sipas kompanive ku ai ishte i punësuar.

Fansi i “Star Wars” mori pothuajse aq sa këngëtari, i cili fitoi 32.6 milion paund.

Menaxheri i Ed Sheeran punonte fillimisht në një fabrikë pulash.

Por u paraqit pak vite më parë në studiot muzikore si fans i “Star Wars”, dhe tregoi dëshirën e aftësitë që kishte për të punuar si menaxher i yjeve të muzikës.

Stuart Camp, 46 vjeç, u punësua nga Grumpy Old Management, dhe pas turneut botëror dy-vjeçar e gjysmë të Sheeran, i përbërë nga 260 shfaqje, ai fitoi po aq para se edhe shefi i tij, i cili është yll i muzikës botërore./NOA.al