Transmetuar më 10-11-2019, 18:40

Takimi i vlefshëm për javën e 12-të të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Partizanit mbyllet në barazim me rezultatin 1-1. Partizani mban kreun, por dy pikë larg ndjekësve më të afërt, Bylis e Laçi, ndërsa Flamurtari mbetet në fund.

Miqtë ishin dukshëm favoritë, pasi vinin si kryesues, por Flamurtari arriti të marrë një pikë nga kjo sfidë shumë delikate.

Ishte Belica në minutën e 54-ët që kaloi “demat” në avantazh.

Telushi gjuajti nga një goditje dënimi dhe Moçka grushtoi fillimisht, por topi i kthyer shkon në këmbët e Belicës, që shënon në portën e vlonjatëve.

Flamurtari befasoi më tej, duke barazuar. Nebihu vetëm katër minuta pas golit të “Demave” arriti të barazojë, me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës.

Laçi fitoi më herët 1-0 me Kukësin, në ndeshjen tjetër të ditës së sotme.

Flamurtari-Partizani  1-1

Shënues: Nebihu 58′ / Belica 54′

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Mucollari, Bajraktarevic (Rrapaj 55′), Nebihu, Nebija, Hoxhaj, Vatnikaj (Sukaj 66′), Ribaj (Haruni 80′). Trajner: Luan Birçe

Partizani: Hoxha, Idrizaj (Romero 47′), Belica, Boldor, Trashi, Cordeiro, Telushi, Mala, Asani (Broën 66′), Bardhi (Broja 86′), Çinari. Trajner: Franco Lerda

Kartonë të verdhë: Bajraktarevic 24′

/NOA.al/