Transmetuar më 10-11-2019, 16:49

Detaje të reja rreth aksidentit me pasojë vdekjen e dy vajzave 17-vjeçare, ndodhur sot rreth orës 01:00 në Bërzhitë.

Raportohet se shoferi adoleshent, makina e të cilit u përplas me pemën, nuk kishte patentë.

Dy vajzat humbën jetën, pasi makina në të cilën ato po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur tragjikisht me një pemë buzë rrugës.

Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Vajzat që humbën jetën janë identifikuar: bëhet fjalë për Denada Tarjan dhe Suada Seranin. Ndërkohë 18-vjeçari i cili drejtoi mjetin që doli nga rruga dhe u përplas me një pemë është Francesko Shaba. Ai së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen nën kujdesin mjekësor. Sip

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./NOA.al