Transmetuar më 10-11-2019, 16:03

Pas dy ditë kërkimesh është gjendur bariu i humbur në qytezën e Leskovikut.

Raportohet se bariu u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Dhimitër Baze 74 vjeç mësohet se gjatë këtyre 48 orëve kishte shkuar tek të afërmit e tij, pa lajmëruar familjarët.

Për të gjetur 74-vjeçarin, u angazhuar forca të shumta policore.

Fillimisht Dhimitër Baze kishte përfunduar në një fshat tjetër të largët dhe i është ofruar ndihmë nga vetë banorët e fshatit, ndërsa më vonë kishte shkuar tek të afërmit./NOA.al