Transmetuar më 10-11-2019, 14:30

Një 25 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pas organizimit të një operacioni të koduar “Furnitori”. I riu merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në kryeqytet.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe  një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“./b.l/noa.al/