Transmetuar më 10-11-2019, 13:37

Nje 46-vjeçar ka humbur jetën teksa peshkonte, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë.

Burime zyrtare nga policia thanë se është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qënë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.