Transmetuar më 10-11-2019, 12:47

Gjykata e Krujës ka lënë në burg autorët e dyshuar për grabitjen e postës në këtë qytet, ku u vodhën 110 milion lekë nga kasaforta.

Togat e zeza vendosën të lënë në qeli Mark Cakën, Gazmir Sakën dhe Hysen Kica. Po ashtu në burg u lanë dhe Bujar Tafajn, Andi Rexhepi (Paturri) si dhe roja i postës Besnik Parruca.

Operacioni i koduar “Filiali” dy ditë më parë bëri të mundur arrestimin e tyre vetëm pak ditë pas grabitjes së shumës së madhe të parave.

Përveç një pjese të lekëve, policia sekuestroi edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, me precedentë në fushën e krimeve ndaj personit e pronës është edhe shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri”

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë./b.l/noa.al/