Transmetuar më 10-11-2019, 12:38

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë “arrest shtepie” për protestuesin e Unazës së Madhe, Shpëtim Selimi. Selimi akuzohet për ‘Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës” të punonjësve të IKMT-së.

Duke qëndruar para derës së Gjykatës, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i bëri thirrje qeverisë të zgjedhi urën e dialogut.

“Pasi i arrestojnë i lënë në arrest shtëpie. S’ka më absurd! Kur duan t’i shembin shtëpinë, i lënë në arrest shtëpie. Dialog duan banorët e Unazës. Partia Demokratike ka kërkuar me qindra herë që qeveria të sjell një përfaqësues dhe të dialogojë me protestuesit.

Duhet dialog. Se dimë pse qeveria kërkon përplasje me doemos sepse nuk pranojnë dialogun. Në disa media është raportuar se disa banorë kanë marrë një shpërblim. Po e marr të mirëqenë se me 8 veta qenka bërë dialog dhe se janë marrë shperblime.

Po me pjesen tjeter?! Kur politika hyn nga dera në gjykatë, drejtësia del nga dritarja. Shteti ka marrë fund. Këtu ka krizë totale. Zgjidhja e këtij problemi nuk mund t’i jepet nëse nuk kthehet në pushtet sovrani”, tha Balliu.

Pak ditë më parë, si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta në zonën e “Artirit” mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Ndërkohë në kërkim janë spallur dhe 7 persona të tjerë./b.l/noa.al/