Transmetuar më 10-11-2019, 12:02

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele, ku ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje- Rrogozinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara, duke bërë që mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 461 TU,  të dalë nga rruga duke plagosur drejtuesin e mjetit.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosur dhe as gjendja e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Kujtojmë se në orët e para të kësaj të diele një aksident tragjik u regjistrua në Bërzhitë të Tiranës, ku një makinë doli nga rruga si pasojë e lagështirës dhe për pasojë dy vajza humbën jetën, ndërsa tre të rinj të tjerë u plagosën rëndë./b.l/noa.al/