Transmetuar më 10-11-2019, 08:37

Aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy vajzave dhe plagosjen e tre djemve, është regjistruar këtë të diel në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, rreth orës 01:00 ku automjeti me drejtues shtetasin F. SH., 18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

Për pasojë  kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret, vajza në automjet,  D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit  F. SH., së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç janë dërguar në SQU për ndihmë mjekësore dhe ndodhen ende nën kujdesin mjeksor.

Policia dhe  grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendngjarje thanë se po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/