Transmetuar më 09-11-2019, 21:41

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan – Fier.

Raportohet se tre anëtarë të një familjeje janë plagosur si pasojë e aksidentit.

Ata udhëtonin me një makinë tip Toyota me targa greke, ndërsa shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë moti i keq.

Në makinë udhëtonin burrë e grua dhe vajza e tyre./a.k/noa.al/